Trump kërcënon Nigerinë me luftë! A po synojnë kryengritësit islamistë vetëm grupet e krishtera?

Trump kërcënon Nigerinë me luftë! A po synojnë kryengritësit islamistë vetëm grupet e krishtera?

Një situatë e re lufte po bëhet gati në Afrikën Perëndimore. Nigeria është vënë në shënjestrën e Uashingtonit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të përgatitet për një veprim të mundshëm ushtarak “të shpejtë” në Nigeri nëse kombi në Afrikën Perëndimore nuk arrin të ndalojë vrasjen e të krishterëve. Qeveria e SHBA-së gjithashtu do të ndalojë menjëherë të gjitha ndihmat dhe asistencën për Nigerinë, kombin më të populluar të Afrikës dhe prodhuesin më të madh të naftës, tha Trump në një postim në Truth Social. Nëse Shtetet e Bashkuara dërgojnë forca ushtarake, ato do të hyjnë në veprim “me armë zjarri”, për të zhdukur plotësisht terroristët islamikë që po kryejnë këto mizori të tmerrshme”, shkroi...