Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Chat GPT’ del jashtë funksionit/ Platforma nuk do të ofrojë këshilla mjekësore dhe ligjore për përdoruesit, ja arsyeja
Një vendim i ri nga kompanitë e mëdha të teknologjisë ka ndryshuar ndjeshëm rolin e platformës ChatGPT. Duke hyrë në fuqi më 29 tetor, kjo masë e re shënon një etapë të rëndësishme në mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të përdoret nga publiku. Sipas politikës së re, ChatGPT tani konsiderohet një mjet edukues, jo një këshilltar personal. Kjo do të thotë se sistemi mund të shpjegojë koncepte të përgjithshme rreth shëndetit, ligjit apo financave, por nuk lejohet të japë udhëzime konkrete, diagnoza apo rekomandime të personalizuara që mund të ndikojnë në jetën apo vendimet e përdoruesve. Ky ndryshim erdhi pas shtimit të shqetësimeve për dezinformimin, pasaktësitë dhe rrezikun ligjor që mund të lindin nga përdorimi i këshillave të prodhuara nga inteligjenca artificiale pa mbikëqyrjen...