Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Gara është shumë e ngushtë mes kandidatëve në komunat urbane. Mbi 1 milion votues kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve -KSHZ njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa. Informatat flasin se po zhvillohet një proces zgjedhor i qetë dhe demokratikë”, thuhet në KSHZ. Zgjedhjet për kryetar komune mbahen në 32 komuna si edhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja e këshilltarëve përsëritet në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të parregullsive të identifikuara në votimin e rrethit të pare me 19 tetor. Sipas Kodit zgjedhor, në balotazh përballen vetëm dy kandidatët me numër më...