Ukraina vijon kundërpërgjigjen ndaj Rusisë, ushtrua ruse rrëzon 3 dronë që ishin nisur drejt Moskës

Ukraina vijon kundërpërgjigjen ndaj Rusisë, ushtrua ruse rrëzon 3 dronë që ishin nisur drejt Moskës

Tre dronë ukrainas që po shkonin drejt Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse natën e së premtes ndaj të shtunës, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit rus. Siç raportoi Sergei Sobyanin në postimet në platformën Telegram, ekspertët po shqyrtojnë mbetjet e dronëve në zonat ku ata ranë. Më parë, Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se në një periudhë tre-orëshe, 38 dronë ukrainas ishin kapur dhe shkatërruar në dy rajone ruse në pjesën jugore të vendit dhe në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e pushtoi dhe e aneksoi në vitin 2014. Top Channel