Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
30 forca të ushtrisë i bashkohen operacionit, vatrat e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës drejt shuarjes
Vatrat aktive të zjarrit në kodrat e Belishovës janë drejt neutralizimit të plotë. Që nga ora 5:30 e mëngjesit të sotëm 30 forca të ushtrisë iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve. Përballja me flakët ka vijuar deri në orën 19:00, ku shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Albpetrolit, Forcave të Armatosura dhe Regjimentit të këmbësorisë së Jugut, kanë punuar në terrenin e vështirë për neutralizimin e plotë të tyre. Situata do të monitorohet përgjatë natës me grupe të gatshme, pasi era mund të riaktivizojë vatrat zjarrit.