Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
3 tërmete të fuqishme në Rusi, lëshohet alarm për cunami
Një seri tërmetesh të fuqishme kanë goditur brigjet lindore të Rusisë, në Gadishullin e Kamçatkës, duke shtyrë autoritetet të lëshojnë paralajmërime për cunami. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), një tërmet me magnitudë 7.4 u regjistrua në det, pranë qytetit Petropavlovsk-Kamçatski, i ndjekur nga disa tërmete të tjera me magnituda 7.0, 6.7 dhe 6.6. Sistemi Amerikan i Paralajmërimit për Cunami bëri me dije se valë cunami me lartësi nga 0.3 deri në 1 metër mbi nivelin e baticës janë të mundshme për disa zona bregdetare të Rusisë. Ministria ruse për Situata të Jashtëzakonshme paralajmëroi banorët që ndodhen pranë zonës së...