E rëndë në Itali/ 23-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje me thikë në parkingun e universitetit, dyshohet se… (EMRI)

E rëndë në Itali/ 23-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje me thikë në parkingun e universitetit, dyshohet se… (EMRI)

Hekuran Cumani-vendngjarje ITALI- Hekuran Cumani, një 23-vjeçar shqiptar nga Fabriano, u gjet i vdekur në parkingun që i shërben Fakulteteve të Ekonomisë dhe Matematikës në Universitetin e Peruxhias. Sipas mediave italiane, ai u qëllua me thikë në fyt gjatë një grindjeje që ndodhi natën midis të premtes, 17 tetor dhe të shtunës, 18 tetor. I riu shqiptar u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm, por të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar atë për fat të keq dështuan. Policia po heton, e koordinuar nga zyra e prokurorit të Perugias, e cila ka hapur një çështje për vrasje.  Duket se sherri nuk ka lidhje as me universitetin dhe as me skenën e drogës. Sipas gjetjeve të hetuesve, në incident janë përfshirë disa individë: hipoteza kryesore është...