(VIDEO)Shpërndante kokainë në Kamëz/ Policia arreston në bulevardin “Nënë Tereza” 22-vjeçarin. Sekuestrohen..

(VIDEO)Shpërndante kokainë në Kamëz/ Policia arreston në bulevardin “Nënë Tereza” 22-vjeçarin. Sekuestrohen..

Kapet në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe vihet në pranga një 22-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës.  Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 22-vjeçarit gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, një peshore elektronike, një automjet dhe një aparat celular.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”.  Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 22 vjeç, banues në Valias.  Në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 22-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit...