Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri zbulon recetën e tij për titullin: Nëse pësojmë midis 25 dhe 30 golave…
7 Tetor 2025 7:53 Alfred Lleshi Në 6 javët e para të kampionatit, Milani ka pësuar vetëm 3 gola; 2 kundër Cremonese (në ndeshjen e vetme të humbur) dhe një kundër Napolit. Vetëm Roma e Gian Piero Gasperinit ka bërë më mirë në këtë drejtim, me një gol më pak të pësuar. “Djalli” duket se ka gjetur sërish atë që i mungonte prej disa sezonesh, soliditetin mbrojtës. Meritën e madhe për këtë e mban Massimiliano Allegri. Trajneri nga Livorno e ka pasur gjithmonë fiksim fazën mbrojtëse, edhe kësaj here duket se ka ide shumë të qarta për objektivin e tij. “Nëse pësojmë nga 25 deri në 30 gola gjatë gjithë sezonit, do të jemi patjetër në dy vendet e para, – tha Allegri për “DAZN”....