Mbledhja në selinë rozë, këshilltarët e PS në bashki do të kërkojnë shkarkimin e Veliajt

Mbledhja në selinë rozë, këshilltarët e PS në bashki do të kërkojnë shkarkimin e Veliajt

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të kërkojnë shkarkimin e Erion Veliajt. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes që po zhvillohet në ambientet e selisë së PS-së. Gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta bën të ditur se, mbledhja e këshillit bashkiak ku do të kërkohet shkarkimi i Veliajt do të zhvillohet të martën që vjen. Lajmin për shkarkimi ne Veliajt e bëri të ditur Edi Rama në 11 shtator gjatë mbledhjes së asamblesë së PS-së, ku edhe prezantoi qeverinë e tij.