Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Vjosa në rrezik”/ Televizioni gjerman denoncon ndotjen me naftë dhe shkeljen e statusit të parkut kombëtar
Televizioni publik gjerman ARD ka publikuar një kronikë denoncuese për gjendjen alarmante të lumit Vjosa, vetëm disa muaj pas shpalljes së tij si Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë. Kronika, e transmetuar në edicionin e lajmeve Tagesschau, thekson se Vjosa është në rrezik serioz nga ndotja me naftë, një rrezik ky i shkaktuar nga një kompani shtetërore. Sipas raportimit të gazetarëve gjermanë, ndotja e lumit me naftë dhe nënprodukte të saj është një problem i vazhdueshëm dhe shkaktari kryesor është kompania shtetërore Albpetrol. Ekspertët mjedisorë, të cituar në kronikë, pohojnë se pompat e përdorura nga kompania janë të vjetruara dhe situata është katastrofike. Ata theksojnë se përpjekjet për pastrim janë të pamjaftueshme, duke lënë mbetjet e naftës të rrjedhin lirshëm në...