Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            A janë zgjedhjet zgjidhje për krizën në Kosovë?
                            As aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese, dhe as disa javë pushim nga vazhdimet e seancës konstituive, duket se nuk iu shërbyen deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të reflektuar për zhbllokimin e krizës institucionale. Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e propozoi, përveç Albulena Haxhiut, edhe Donika Gërvallën për kryekuvendare më 20 gusht, epilogu ishte i njëjtë: asnjëra nuk i siguroi 61 votat e nevojshme. Partitë tjera sërish nuk ndryshuan mendje. Secila e ka një arsye, dhe nuk i merr parasysh përgjegjësitë që qytetarët ia vunë mbi supe për formimin e institucioneve dhe për përfaqësimin e tyre në to. Kushtetuesja përcaktoi që deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në seancën konstituive, që një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë nga...