A bashkohesh me Tom Doshin nëse të duhet? Ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u pyet për partitë e vogla dhe bashkëpunimin pas zgjedhjeve të 11 majit me PSD-në e drejtuar nga Tom Doshi. Rama i cilësoi partitë e vogla “rilindje e farës së keqe të LSI-së”, ndëra deklaroi se nuk do të bashkohej me partinë e Doshit. […]
“Një mandat do ta marr”, Jorida Tabaku parashikon shifrat për Partinë Demokratike
Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike kandidon në listë të hapur në qarkun e Tiranës. Në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan, ajo shprehet se nuk ka presion, por s’e mohon që ka një tjetër lloj angazhimi e dinamizmi. Çdo ditë e gjen duke takuar njerëz në terren, në një përpjekje për t’u folur të […]
Me identitet të rremë Vuçiç përpiqet të hyjë në takimin e donatorëve në SHBA
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkaktuar një skandal ndërkombëtar, pasi është akuzuar se ka tentuar të marrë pjesë në darkën e donatorëve të Komitetit Kombëtar Republikan në Shtetet e Bashkuara nën një emër të rremë.Sipas raportimeve të Media Nova, Vuçiç, i cili mbërriti në SHBA për një vizitë zyrtare dhe për të marrë pjesë […]
Parashikimi i motit për sot, 6 maj 2025
Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Sipas Meteoalb, depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat herë pas here do të sjellin dhe reshje shiu më intensitet të ulët deri mesatar. […]
Ukraina sulmon Moskën me dronë, mbyllen aeroportet për disa orë
Ukraina ndërmori një sulm me dronë mbi Moskën, i cili detyroi mbylljen e tre aeroporteve kryesore të kryeqytetit rus për disa orë, thanë zyrtarët rusë. Të paktën 19 dronë ukrainas u shkatërruan teksa i afroheshin Moskës, tha kryetari i bashkisë Sergei Sobyanin në Telegram më 6 maj. Sipas informacioneve paraprake, nuk pati “dëme serioze apo […]
Gjermani, Olaf Scholz largohet si kancelar
Pas 1245 ditësh në detyrë, Olaf Scholz largohet nga posti i kancelarit të Gjermanisë. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, të quajtur “Großer Zapfenstreich”, politikani socialdemokrat u nderua për shërbimin e tij si kreu i qeverisë. “Të mos harrojmë fuqinë që ka Gjermania kur qëndron e bashkuar”, kujtoi Scholz në fjalën e tij dhe shtoi: “Ishte dhe […]
“Cunam votash”, Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota
Drejtuesja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli fton shqiptarët e diasporës që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, pasi sipas saj ata mund të sjellin rotacionin politik. Topalli e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, e ka quajtur një cunam votash, procesin e votimit nga diaspora, teksa shtoi se do të […]
“Është një kohë e mirë për të marrë përsipër sfida të reja”, prashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
Dashi Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Maji premton të jetë plot me propozime interesante. Është koha për të marrë vendime të rëndësishme, edhe nëse ato përfshijnë ndryshime. Vendosmëria do të jetë çelësi për kapërcimin e çdo pengese burokratike ose ligjore. Demi Është koha […]
Vdes aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë
11-vjeçarja Milena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it Sintonia, vdiq të premten në një spital të Sao Paulos pas disa episodesh arresti kardiak, konfirmoi nëna e saj. Vajza e vogël përjetoi dhimbje të forta koke të mërkurën dhe u dërgua me urgjencë në spital. Brenda një […]
Nëse hani thonjtë, kjo mund të ketë lidhje me trupin dhe mendjen tuaj
Të hash thonjtë mund të duket si një zakon i padëmshëm ose thjesht një shprehje nervozizmi, por në fakt, ky veprim mund të jetë një sinjal që trupi dhe mendja po përpiqen të tregojnë diçka më shumë. Mjekët dhe psikologët e quajnë këtë “onychophagia” dhe e lidhin shpesh me ankthin, stresin apo edhe çrregullime të […]