Vidhte banesa e dyqane, 28-vjeçarit në Dibër i gjendet dhe drogë

Një 28-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi vidhte në banesa dhe në dyqani.
Mësohet se të riut Fatjet Kaca i është gjetur dhe një sasi lënde kanabisi të cilën e kishte fshehur në trup.
Dyshohet se 28-vjeçari është autori i dy vjedhjeve pas provave të sekuestruara nga uniformat blu.
Vidhte në banesa dhe në dyqane, kapet e vihet në pranga 28-vjeçari. Zbardhen dy vjedhje të kryera nga ky shtetas. Në momentin e kapjes, shërbimet e policisë i gjetën një sasi lënde narkotike canabis sattiva.Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera më parë nga ky shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që kishte kryer vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat u kap dhe u arrestua shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Dibër.