politike
Meta: Vizion i mrekullueshëm i Ardit Cikulit si kryebashkiak i ardhshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë Sarandë, së bashku me kreun e demokratëve Sali Berisha, ka theksuar se Ardit Cikuli ka një vizion të mrekullueshëm, realist dhe profesional si kryebashkiak i ardhshëm.
‘Ardit Cikuli ka një vision të mrekullueshëm, realist dhe professional si kryebashkiak i ardhshëm. Në themel të këtij vizioni qëndron dashuria e tij për Sarandën’, shkruan Meta në Facebook.