sport

“Los Blancos” mundi 2-0 Celta Vigo dhe mbron vendin e dytë

Real Madridi mund Celta Vigon në “Santiago Bernabeu” dhe mbron vendin e dytë në La Liga. “Los Blancos” e patën të vështirë të gjenin hapësira dhe thyen mbrojtjen mike 3 minuta përpara përfundimit të pjesës së parë me Asension.

Pjesa e dytë nisi me golin e Eder Militaos. Goli solli qetësi te “Galaktikët” që u lanë më shumë hapësira miqve. Seferoviç dhe Iago Aspas iu afruan golit, kurse Real u përgjigj me Benzema. “Galaktikët” shkojnë në kuotën e 65 pikëve, ndërsa Celta ngelet me 36 pikë.

Sociedad mundi Vallecanon 2-1 dhe merr 3 pikë me rëndësi në garën për zonen Champions. Ndërsa Osasuna i dha një goditje të forte ambicieve për Ligën e Kampioneve të Betis, duke fituar 3-2.

Bilbao mundi Almerian 2-1 në transfertë dhe konsolidon vendin e shtatë. Valladolid mundi minimalisht Gironën e mori 3 pikë me rëndësi në garën për shpëtim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button