sport
Kombinimet e mundshme që Napoli të shpallet kampion më 30 prill…nga televizori

Pritja në Napoli për titullin është cështje kohe: tifozët janë përgatitur prej muajsh, por sa më shumë që kampionati i afrohet ditës së fundit, aq më shumë rritet ankthi.
Nga të gjitha kombinimet e mundshme, më i miri për skuadrën e Luciano Spalletti-t është ai që mban datën 30 prill.
Nëse Napoli fiton kundër Juventusit dhe Salernitana-s, në fakt, ata mund të festojnë titullin para televizionit, në pritje të rezultatit të Inter- Lazio, më shpresë që bardhekaltrit të mos fitojnë.
Napolit i mungon titulli kampion që nga viti 1990 dhe pas 33 vitesh po përgatitet një festë e madhe.