sport

Interi rikthehet te fitorja në Serie A, mposht Empolin

Nerazzurri’ fituan 3:0 në udhëtim te Empoli

Heroi i Interit në këtë takim ishte Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg shënoi dy herë për të rikthyer ekipin e tij drejt fitores në ligën italiane, pas më shumë se  një muaji.

Lukaku fillimisht realizoi në minutën e 48’, pas asistimit nga Marcelo Brozovic.

Më pas në të 76’ asistoi Hakan Calhanoglu, dhe belgu u tregua sërish  skatë për të çuar në 2:0 rezultatin.

Kurse pak minuta pa përfunduar ndeshja Lautaro Martinez vulosi rezultatin final të ndeshjes.

Empoli në anën tjetër nuk ishin të rrezikshëm për Interin.

Pas kësaj fitore, ‘Nerazzurri’ radhiten në vendin e pestë, kurse Empoli në të 15-tin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button