“Bashkia na ka shtuar hallet” Banorët në Tiranë mirëpresin 5 prioritetet e Këlliçit që sjellin ndryshim

Në vijim të fushatës elektorale, kandidati i koalicionit bashkë fitojmë për Tiranën u ndal në zonën e “Pazarit të Ri”.
Pasi dëgjoi problemet që shqetësojnë kryesisht biznesin e vogël në kryeqytet premtoi zgjidhje të shpejtë pas marrjes së mandatit
Gjatë takimeve në rrugë, disa qytetarë që kanë përfituar banesa sociale në zonën e Shkozës, ngritën si shqetësim problemin e qirave.
“U mbajnë varur, se për punën e Shkozës ma kanë thënë dhe banorë të tjerë aty, u mbajnë varur qëllimisht që t`ju marrin votën deri në 14 maj. Më jepni mundësinë që t`ju ndihmoj mbas 14 majit. Dhe tre javë janë” – u shpreh Këlliçi.
Këlliçi prezantoi projektin e tij për ndërtimin e 500 oazeve të gjelbërta, të cilat tha ai do të shërbejnë veç të tjerash për të rikthyer jetën komunitare në komunitet.
“Është 4 deri 5-fishuar numri i atyre që humbin jetën vetëm në shtëpi dhe nuk i din se kanë fëmijët jashtë. Janë vetëm se i kanë fëmijët jashtë, nuk e di njeri, se nuk kujdeset kush. Ndërkohë që minimumi që kemi ne në program, përveç ndërtimit të dy azileve të tjerë që duhen me se s’bën, po me bë një kënd pushimi me pas një stol, me pas një lulishte, me pas një nisëm vullnetare që kemi në komunitet me i ndihmu, me i shku dikush, me kthy jetën komunitare në qytet”
Për realizimin e projektit për kryeqytetin Këlliçi kërkoi mbështetjen e zgjedhësve në 14 maj.