bota

Autoritetet në Kenia urdhërojnë zhvarrosjen e 21 trupave, dyshohet se vdiqën si pasojë e një kulti 

Autoritetet në Kenia kanë urdhëruar zhvarrosjen e 21 trupave në qytetin Malindi, si pjesë e një hetimi ndaj një predikuesi i cili iu kishte kërkuar ndjekësve të këtij besimi që të mos ushqeheshin, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të “takoheshin me Jezusin”.

Mes trupave kishte dhe fëmijë, teksa policia dyshon se numri i viktimave mund të jetë dhe më i madh.

Po ashtu edhe televizioni shtetërore e përshkroi atë si një “udhëheqës kulti” dhe raportoi, se deri më tani janë identifikuar 58 varre.

Mediat keniane shkruajnë se trupave po iu bëhet testi i ADN për të zbuluar nëse vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e mosushqyerjes apo jo.


Sekti i përkiste “Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë”, ndërkohë që trupat e pajetë ishin varrosur në pyllin Shakahola.

Aktualisht predikuesi ndodhet në paraburgim në pritje të vendimit të drejtësisë për gjykimin e tij.

Prifti i ka mohuar të gjitha akuzat, duke shtuar se Kisha është mbyllur në vitin 2019. Autoritetet mohuan kërkesën e lirisë me kusht.

Kenia është një vend fetar dhe ka pasur raste të mëparshme të njerëzve që janë joshur në kisha apo kulte të rrezikshme, të parregulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button