ROZE

Babai i doli, ish i dashuri hyri, banori i ri i Big Brother VIP Albania ishte në lidhje me Kejsin jashtë shtëpisë

Por me daljen e tij, pati dy hyrje të reja, Gerti dhe këngëtari Lorenc Hasrama.

Ky i fundit del të jetë jo krejt i panjohur për vajzën e Sabianit, banoren Kejsi Medini.Në një video live në Instagram, Anaidi në një bisedë me Jetmirin dhe Olti Currin, tha se Kejsi dhe Lorenci njihen që nga jashtë shtëpisë së Big Brother Albania.

Sipas Anaidit, Kejsi dhe Lorenci kohë më parë kanë pasur një lidhje dashurie.

Por, mbetet të shihet se çfarë dinamika të reja do zhvillohen brenda lojës, pasi nga ana tjetër, Kejsi tanimë veçse ka krijuar një raport të veçantë me njërin nga banorët aty, Krist Aliaj, gjë që ishte dhe arsyeja e futjes së babait të saj në këtë format./Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *