politike

Ish-eurodeputetja vë Ramën me “shpatulla pas murit”: Të japë llogari për skandalin McGonigal

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka folur ditën e sotme për skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me qeverinë.

Pack tha në një intervistë me Armonela Ferkon se është e pabesueshme që gjëra të tilla po ndodhin në një vend që dëshiron t’i bashkohet BE-së.

Përsa i përket mungesës së Ramës në seancat plenare për të folur në lidhje me këtë çështje, ajo deklaroi se Qeveria duhet të japë llogari.

“Mendoj se është e pabesueshme që gjëra të tilla po ndodhin në një vend që dëshiron t’i bashkohet BE-së.

Qeveria duhet të jetë llogaridhënëse ndaj Parlamentit. Kjo është një dhunim i demokracisë, ajo që po ndodh aty.

Kryeministri nuk po vjen në Parlament dhe të japë shpjegime për skandalin e fundit i cili mund ta ndikojë direkt.

Nuk mund të ndodhë kurrë në një vend që është vend demokratik”, tha Pack.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *