Prezantohej si efektiv i speciales, 40 vjeçari në Tiranë kapet me armë të mbushur

Një 40 vjeçar i cili prezantohej si efektiv i policisë së shtetit është arrestuar teksa lëvizte me armë të mbushur në Tiranë.
Burimet zyrtare bënë të ditur se shtetasi Klodian Gjikdhima, është vënë në pranga në rrugën “Hamid Shijaku”.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar 40-vjeçarin, të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me municion luftarak.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një palë pranga, dy dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, një mbajtëse arme dhe një maskë si ato të Policisë.
Hetimet në kudër të dosjes së koduar me emrin “speciali”, kishin nisur pas informacioneve se 40-vjeçari Klodian Gjikdhima, prezantohej me dokument të falsifikuar si punonjës policie në repartet e forcave speciale.