vendi

Krimit i priten “Fijet” edhe në Tiranë, hiqen kamerat e paligjshme te “Ali Demi”

Një aksion i shtrirë në disa qytete të vendit ka bërë që të sekuestrohen qindra kamera në rrugë e që dyshohet se ishin vënë aty nga kontigjentë kriminalë.

E tashmë duke se radha i erdhi kryeqytetit për heqjen e kamerave që shkelin privatësinë e të tjerëve e që mund të shfrytëzohen nga eksponentë të krimit.

Gazetari i Ora News ka siguruar pamje ku tregohen se disa kamera po hiqen në zonën e Ali Demit, Tiranë.

Sipas tij, të gjitha komisariatet e kryeqytetit kanë marrë urdhër të nisin aksionin për heqjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *