bota

Skandali “McGonigal”/ Kongresmeni Amerikan: FBI u përdor si armë politike, do bëhet hetim i plotë

Kongresmeni republikan, Jim Jordan, deklaroi sot se FBI është përdorur si armë politike.

Duke folur për NBC, ai deklaroi se do të ketë një hetim të plotë nga Kongresi Amerikan.

Komentet e tij vijnë pasi Republikanët kontrollojnë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve.

Jordan është kryetar i një komiteti të posaçëm që do të hetojë përdorimin e agjencive federale amerikane si armë politike.

“FBI ka spiunuar fushatën e presidentit, ka ndryshuar provat përpar gjykatës FISA, ka paguar një burim njerëzor konfidencial edhe pse e dinin se burimi njerëzor konfidencial i kishte gënjyer.

FBI ka shënjestruar prindër. FBI ka bërë një sërë gjërash. Dua të them, FBI bastisi shtëpinë e një ish-presidenti 91 ditë përpara zgjedhjeve, mori telefonin e një anëtari të Kongresit, e kështu me radhë.

Dhe më pas, vetëm javën e kaluar, mësuam se një ish-agjent i FBI-së, agjent special i ngarkuar me kundërzbulimin në divizionin e Nju Jorkut, po merrte para nga një rus. Dhe kjo nuk është vetëm kaq- dua të them se ky ishte agjenti special i ngarkuar me kundërzbulimin në Nju Jork, duke marrë para nga Oleg Deripaska- jo ndonjë rus çfarëdo”, tha ai, duke iu referuar skandalit të Charles McGonigal, ku është i implikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *