sport

Monza zhyt Juventusin, bardhezinjtë të dorëzuar në shtëpi 

Monza i shkakton një disfatë të papritur Juventusit në “Allianz Stadium” ku bardhezinjtë zhgënjyen tërësisht dhe mesa duket janë dorëzuar përpara kohe në betejën për të rifituar sa më shumë pozicione pas dënimit me 15 pikë për shkak të çështjes së plusvalencave.

Një ndeshje e interpretuar në mënyrë perfekte nga skuadra e kuqe që e parakalon Juventusin edhe në klasifikim pasi Monza numëron 25 pikë, 2 më shumë se torinezët. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 10 por goli i Caprarit u anulua nga sistemi VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

Gjithsesi, miqtë i kishin marrë masat për të dalë me pikë nga fusha e bardhezinjve dhe Ciurria 8 minuta më vonë gjetui rrjetën e avantazhit.

ërpara fundit të pjesës së parë ngriu gjithë stadiumin me një gol tjetër që e mbylli ndeshjen për skuadrën e Allegrit, e cila numëron 4 humbje sezonale, 2 prej të cilave nga Monza pasi edhe në ndeshjen e fazës së parë, debutuesit i shkaktuan humbje bardhezinjve.
Gjithsesi, miqtë i kishin marrë masat për të dalë me pikë nga fusha e bardhezinjve dhe Ciurria 8 minuta më vonë gjetui rrjetën e avantazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *