Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
20 Korriku: Dita Botërore e Hënës!
Dita Botërore e Hënës (World Moon Day) festohet çdo vit më 20 Korrik, në përkujtim të zbritjes së parë të njeriut në Hënë, më 20 korrik 1969, gjatë misionit legjendar Apollo 11. Në këtë ditë, nderohet arritja historike e Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, të cilët u bënë njerëzit e parë që shkelën në sipërfaqen hënore, ndërsa Michael Collins qëndroi në orbitë. Kjo ditë është shpallur zyrtarisht si “International Moon Day” nga Kombet e Bashkuara që prej vitit 2021.