Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
11 triumfe nga 12 ‘Gara Sprit’, Markez i pandalshëm në MotoGP
Edhe njëherë Mark Markez dëshmoi se mbetet njeriu për t’u mundur mbi motorë. Spanjolli fitoi sot Garën Sprint të Çmimit të Madh të Republikës Çeke, raundin e 12-të të Kampionatit Botëror MotoGP 2025 zhvilluar në Brno. Pilotit të Ducati-t i duheshin vetëm disa kthesa për të parakaluar Françesko Banjaian nga vendi i parë dhe për të marrë kryesimin. Në fakt Markez rrezikoi një penalizim për mospërmbushjen e kërkesave minimale të temperaturës dhe presionit të gomave, por pas një hetimi të shkurtër, administratorët konfirmuan fitoren e tij. Përgjithësisht një garë disi e çmendur, por me një përfundim të njohur. Njëmbëdhjetë herë,...